Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Arabi Saudite për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ndodhet në Arabinë Saudite për një vizitë zyrtare.
Gjatë qëndrimit në Riad ai është pritur nga homologu i tij Princi Abdulaziz bin Saud bin Nayef bin Abdulaziz, me të cilin ka nënshkruar marrëveshjen e parë mes dy vendeve në fushën e sigurisë.
“Kjo marrëveshje mundëson një bashkëpunim më të drejtpërdrejtë në luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër krimit kibernetik, terrorizmit dhe të gjitha formave të tjera të paligjshmërisë që destabilizojnë sigurinë në rajonet përkatëse. Gjithashtu, marrëveshja kontribuon në rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit dypalësh në zhvillimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit për përballjen me krimin transnacional. Duke punuar së bashku ndërtojmë një ekosistem të sigurt dhe të qëndrueshëm për të garantuar prosperitetin e vendeve tona”, u shpreh ministri Çuçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus