Nëse vdes kryetari si regjistrohet partia? Analisti tregon absurdin e Celibashit

12 Mars 2023 | 16:34

Analisti Alban Daci, komentoi situatën në PD, e cila ende nuk është regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.

Vendimin e Ilirjan Celibashit, Daci e konsideroi absurd ndërsa solli dhe një shembull duke thënë se si do të procedohej në regjistrimin e një partie nëse kryetari saj vdes 24 orë para se partia të regjistrohet.

Këtë e tha në një intervistë për Euronews Albania, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë dyshim që PD do të regjistrohet në zgjedhje.

“Kriza në Pd nisi si krizë personale, përfundoi në krizë politike dhe aktualisht që po flasim jemi në një diskurs të mirëfilltë politikë.

Po në rast se 24 orë para se të regjistrohet një parti politike kryetari i saj vdes në një aksident tragjik, si do të procedohej me regjistrimin e kësaj partie politike. PD sipas regjistrit, Basha është kryetar de jure, dhe Basha e ka deleguar kompetencën e tij përderisa ka dhënë një dorëheqje.

Të gjithë presidentët e vendeve demokratike nuk parashikojnë zgjedhje. KQZ nuk ka asnjë lloj kompetence që të interpretojë vendimet e gjykatës. Vendimet e Gjykatës janë detyrimisht të zbatueshme. Unë nuk kam asnjë lloj dyshimi që PD do të regjistrohet në zgjedhje.  Ajo që ne na shqetëson është se sa do të jetë në gjendje PD-ja të rigjejë kauzat politike të saj.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026