Nesër dialogu me Vuçiç, Kurti: Masat e BE e kanë dëmtuar procesin

13 Shtator 2023 | 22:50

Albin Kurti shpreson që rikthimi në tryezën e dialogut pas disa muajsh tensione me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç të prodhojë diçka konkrete.

Në një intervistë për median gjermane, “Deutsche Welle”, kryeministri i Kosovës e ka cilësuar të vonuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, me shpresën që 14 shtatori do të sjellë një zhvillime të reja.

“Javën e ardhshme bëhen gjashtë muaj që kur Josep Borrell në Ohër tha se kemi arritur një marrëveshje. Gjashtë muaj nuk janë pak, dhe ja ku jemi sot, në prag të takimit të 14 shtatorit dhe nuk kemi zbatim të marrëveshjes. Shpresoj që do të kthehemi në binarët e zbatimit të marrëveshjes bazike dhe kjo nënkupton një plan të koordinuar të zbatimit të marrëveshjes”, tha Kurti.

Dialogu, sipas Kurtit, është dëmtuar rëndë edhe nga masat që bashkimi Europian ka vendosur ndaj Kosovës. Duke I cilësuar të padrejta, kërkon që ato të hiqen sa më parë.

“Ata nuk i kanë quajtur sanksione, por i kanë quajtur masa në mënyrë që mos të jenë të detyruar t’i votojnë në Bashkimin Evropian. Po t’i hidhnin në votim, jam i bindur që shumica dërmuese e shteteve nuk do të kishin votuar. Tavolina në Bruksel dhe dialogu është dëmtuar me këto masa dhe unë besoj që sa më parë që të hiqen ato është mirë edhe për Bashkimin Evropian që prezanton vlera, edhe për Kosovën që ka nevojë për zhvillim”, u shpreh kryeministri i Kosovës.

Më 14 shtator, Kurti dhe Vuçiç do të zhvillojnë fillimisht takime të ndara me  ndërmjetësuesit evropianë, e më pas është planifikuar edhe një takim tre palësh ne prani të përfaqësuesit të Bashkimit Europian, Josep Borrell

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026