Nesër nis rinumërimi i votave, do hapen kutitë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan
Në pallatin e sportit “Farie Hoti” në kryeqytet duke filluar nga nesër do të rinumërohen dhe rivlerësohen 2240 kutitë e votimit pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Të martën, në pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë do të nisë rinumërimi dhe rivlerësimi i 2,240 kutive të votimit.
Përmes ankimeve në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ, PD ka fituar të drejtën për t’i hapur këto kuti në qarqet, Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan, që janë dhe 4 qarqet më të mëdhenj të vendit.
Fillimisht, do të hapen 96 kuti nga qarku i Elbasanit të bashkive, Peqin dhe Gramsh por jo për rinumërim. Këto kuti do të kontrollohen për të verifikuar pretendimet e opozitës lidhur me të ashtuquajturin “treni bullgar”, për të parë nëse në disa qendra votimi ka pasur ose jo më shumë vota sesa votues.
Pas Elbasanit, do të vijohet me rinumërimin për qarqet Tiranë, Fieri dhe 275 kuti të qarkut Durrës. Në bazë të vendimit të KAS fillimisht do të numërohen votat për partitë dhe më pas, në një fazë të dytë, do të bëhet numërimi i votave për kandidatët. Procesi i rinumërimit do të kryhet nga numërues të zgjedhur nga KQZ dhe subjektet politike bashkë me kandidatët do kenë mundësi për ta ndjekur procesin përmes vëzhguesve.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)