Digjet raundi i dytë për presidentin, asnjë emër në Kuvend
Në kuvend nuk është dorëzuar asnjë emër për presidentin e ri. Në orën 16:00 ka përfunduar afati i vendosur nga konferenca e kryetarëve për dorëzimin e kandidaturave.
Seanca e posaçme e së hënës në orën 18:00 do të zhvillohet pa asnjë propozim.
Nesër në orën 10:00 do të mblidhet komisioni i ligjeve ku do të konstatojë mungesën e kandidaturave dhe do të përgatisë raportin që do ja përcjellë seancës plenare.
Raundi i dytë pritet të zgjasë pak minuta, pasi fjalën do e mbajë kryetarja e Kuvendit dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve.
Palët politike nuk e gjetën gjuhën e përbashkët për një emër në raundin e dytë.
Ky raund dhe raundi i tretë kërkojnë 84 vota. Nëse as në raundin e tretë nuk do të ketë një kandidaturë atëherë në raundin e 4-t mazhoranca do ta zgjedhë e vetme kreun e ri të shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 13:28 SHBA godet një objektiv në perëndim të Iranit
- 13:17 Plagosen 3 persona pas sulmit në një anije në Detin e Zi
- 13:00 Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë