Nesër seanca e parë e Kuvendit, PDK kërkon votimin e rezolutës për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

11 Shkurt 2026 | 17:09

Partia Demokratike e Kosovës njofton se në seancën e parë të punës së legjislaturës X të Kuvendit, që mbahet të enjten, do të kërkojë votimin e rezolutës së përgatitur nga ekspertë të pavarur, në mbrojtje të krerëve të UÇK-së dhe të dinjitetit të luftës çlirimtare, krahas marrëveshjeve ndërkombëtare.

Lajmin e dhanë deputetët e PDK-së, Vlora Çitaku dhe Përparim Gruda, gjatë një konference për media para seancës konstituive të Kuvendit.

Çitaku theksoi se çlirimtarët që po gjykohen në Hagë duhet të kenë një shtet që i mbron me ligj, institucione dhe me zë të qartë politik.

“Nesër, në seancën e parë të punës së këtij Kuvendi, do të kërkojmë që, krahas marrëveshjeve ndërkombëtare, të votohet edhe rezoluta e përgatitur nga ekspertë të pavarur, tashmë e deponuar në Kuvend, në mbrojtje të krerëve të UÇK-së dhe të dinjitetit të luftës sonë çlirimtare,” tha Çitaku.

Ajo u bëri thirrje të gjitha grupeve parlamentare ta mbështesin rezolutën, duke kujtuar se dje u vendos me konsensus të shtyhet seanca në orën 17:00 në shenjë respekti për çlirimtarët që përballen me fazën finale të procesit në Hagë.

“Shteti ynë është më i fortë kur qëndron i bashkuar në mbrojtje të historisë së vet. Prandaj, ftoj të gjitha grupet parlamentare që nesër t’i japin mbështetje kësaj rezolute të profesionistëve të pavarur,” shtoi ajo.

Deputeti Përparim Gruda lexoi dhe përmbajtjen e rezolutës:

“Rezoluta kërkon që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të kthejnë procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në binarë të standardeve evropiane për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, Konventën Evropiane të Drejtave të Njeriut, Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut dhe jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për Liritë dhe Drejtat e Njeriut.

Rezoluta kërkon gjithashtu që Ombudspersoni ose Avokati i Popullit, pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, të luajë rolin e vet për të adresuar shkeljet gjatë procesit gjyqësor. Po ashtu, kërkohet që vendet financuese të Gjykatës Speciale të sigurojnë që financimi të jetë për një organ që zbaton standardet evropiane për gjykim të drejtë dhe të kërkojnë përgjegjësi për ruajtjen e pavarësisë dhe drejtësisë së procesit.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një person, pasi...
21:04 | 21/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

BE reagoi me shqetësim ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet e prokurorëve serbë, të cilat sipas saj ishin tërhequr,...
16:13 | 21/07/2026