Nesho: Shkarkimi i Metës, përpjekje për të marrë të gjitha institucionet

2 Shkurt 2022 | 21:24

Ish-diplomati Agim Nesho e sheh përpjekjen e mazhorancës për shkarkimin e presidentit pjesë të projektit të kryeministrit për të pasur nën kontroll të gjitha institucionet.

Nesho tha në emisionin ‘Now’ se presidenti nuk mund të gjykohet nga fjalët, por veprimet që sipas tij kanë qenë në mbrojtje të shtetit ligjor.

“Kjo është prapaskenë politike me një parlament që u përdor për të marrë edhe institucionin e fundit që është presidenti. Kemi një shtet virtual që përpiqet të thotë se kam marrëdhënie me popullon pa respektuar institucionet që kërkon t’i godasë. Kjo është brenda një projekti të Ramës që të marrë të gjitha institucione”, u shpreh Nesho.

Sipas ish-diplomatit, në strategjinë e Ramës është goditja e liderëve të fortë, si Berisha e Meta që i sheh ‘pengesa të instalimit të regjimit të tij’.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026