Nesho: Zgjedhja e Presidentit, sfidë edhe për ndërkombëtarët

19 Prill 2022 | 21:37

Ish-diplomati Agim Nesho thotë se opozita duhet të mendohet mirë përpara se të përfshihet në procesin për zgjedhjen e presidentit të ri, pasi kryeministri Edi Rama zotëron të gjithë skenën politike.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Nesho u shpreh se zgjedhja e presidentit, paraqet edhe një sfidë për komunitetin ndërkombëtar.

“Një problem që ka opozita, është që duhet të negociojë me një njeri që zotëron skenën politike dhe po luan? Opozita duhet të mendojë mirë se çfarë do të ofrojë dhe çfarë do të kërkojë nga ky proces. Sfida më e madhe në këtë çështje është komuniteti ndërkombëtar. Ata ambasadorë të cilët kanë pasur protagonizëm dhe janë futur në zgjedhjet e institucionet shqiptare. A do ta lejojnë Shqipërinë që të vazhdojnë edhe pa institucionin e fundit, atë të presidentit për të vendosur balancën?”, tha ai.

Sipas Neshos, ndërhyrja e ndërkombëtarëve duke mos njohur dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili dekretoi 12 tetorin si datë për zgjedhjet lokale të vitit 2019, e çoi Shqipërinë në një disbalancë totale.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026