English

Newey-Ferrari? Asnjë iluzion: Ja çfarë ndodhi!

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas njoftimit për largimin e Adrian Newey’t nga Red Bull dhe firmës mbi kontratën e ofruar nga Aston Martin, situata u ndoq hollësisht nga media italiane. Newey kishte oferat të shumta të cilat ai nuk i mohoi: “Jam i lumtur për interesin që të gjithë kanë ndaj meje. Me disa prej ofertuesve kam biseduar, me të tjerë jo. Zgjedhja e Aston Martin ishte e natyrshme.”

- Advertisement -

Tre opsionet serioze të konsideruara nga Neëey ishin kthimi te Williams, bashkimi me Ferrari’n ose përfshirja në projektin ambicioz të Lawrence Stroll te Aston Martin. Ndërsa kishte interes nga McLaren dhe Mercedes por ato nuk zhvilluan asnjë tratativë interesante.

Newey zbuloi se vendimi për të lënë Red Bull për një periudhë pushimi u kristalizua në Prill. Fillimisht ai mendoi të merrte pozicionin e super këshilltarit në vend të një impenjimi me kohë të plotë. Team principal i Ferrari’t, Frédéric Vasseur i propozoi një rol të njëjtë me Rory Byrne që i lejonte Neëey’t të punonte në distancë duke evituar transferimin në Itali. Diçka interesante për inxhinierin anglez por që në fund nuk arriti një marrëveshje me italianët.

Williams bëri përpjekje sesioze për të kthyer Newey’n në shtëpi. Team principal James Vowles i ofroi jo vetëm një pagë konkuruese por edhe aksione në skuadër. Insipruar nga kjo ofertë, Aston Martin bëri një propozim të ri në Qershor duke i oferuar Newey’t 30 milionë dollarë në sezon dhe aksione në skuadër.

Newey ndërroi mëndje dhe vendosi të kthehej me kohë të plotë në Formula 1 pas një vizite sekrete në selinë e re në Silverstone. Oferta e Ferrari’t nuk mund ti afrohej asaj të anglezëve edhe për faktin se Scuderia në fund i kërkoi Newey’t dhe bashkëshortes të vendoseshin në Itali, çka shkatërroi përfundimisht çdo mundësi bashkëpunimi. Frédéric Vasseur komentoi: “Zhvilluam tratativa por kishim ide të ndryshme”.

Ndërkohë kanë dalë renderat e parë të makinave për vitin 2026, të cilët mund të shihni në galerinë mëposhtë:

LEXONI GJITHASHTU:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?