Neymar drejt Arabisë Saudite, L’Equipe: Kontrata çështje orësh, ja sa do të fitojë

14 Gusht 2023 | 10:12

Në Francë, finalizimi i kalimit të Neymar nga Paris Saint-Germain te Al Hilal konsiderohet çështje kohe.

Siç zbulon gazeta franceze “L’ Equipe”, drejtuesit e kampionëve francezë kanë rënë dakord me sauditët dhe braziliani duket se do të vazhdojë karrierën e tij në ligën arabe.

Neymar, i cili ra dakord për një kontratë dyvjeçare për 160 milionë euro me Al Hilalin, pritet të “fluturojë” në Arabinë Saudite në orët e ardhshme, për të finalizuar marrëveshjen.

Brenda kësaj të hëne pritet të zbardhen dhe detajet e fundit të marrëveshjes mes dy klubeve. Sulmuesi brazilian edhe pse në një moshë shumë më ë re, duket se do të ndjekë Cristiano Ronaldon, dhe Karim Benzemanë, por dhe yje të tjerë që kanë zgjedhur Arabinë Saudite për shkak të kontratave të majme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026