Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

12 Maj 2025 | 16:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të fillojë konsultimet me partitë politike në përpjekje për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Këtë e konfirmoi këshilltari për media i presidencës, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, tha Kupina.

Më 11 maj, për të katërmbëdhjetën herë më radhë, deputetët dështuan të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Derisa partitë e tjera politike nuk përkrahin zgjedhjen e Albulena Haxhiut në pozitën e kryetares së Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje që fitoi zgjedhjet, vazhdon të insistojë se nuk do të propozojë emër tjetër për kryeparlamentar.

Sa herë që emri i Haxhiut u hodh në votim nuk mori votat e nevojshme për tu zgjedhur në këtë pozitë.

Ditë më parë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, propozoi që për kryeparlamentarin të votohet përmes votës së fshehtë. Por as për këtë proces, në seancat e kaluara nuk u siguruan votat e nevojshme dhe procesi ka ngecur.

Më 11 maj, pas dështimit të fundit për konstituimin e Kuvendit, Donika Gërvalla, deputete e Vetëvendosjes dhe ministre e Jashtme në detyrë, nuk tregoi qartë nëse do t’i përgjigjeshin ftesës së presidentes.

Gërvalla deklaroi se “duhet ta marrim ftesën dhe të shohim se çfarë përmban ajo dhe për çfarë na thërret ajo”.

Partitë e tjera përfshirë, PDK-në, LDK-në dhe AAK-në kanë thënë se janë të hapura për të marrë pjesë në një takim me presidenten.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tre vajzat në Fier dhunuan shoqen dhe e filmuan, policia i merr në hetim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier. Tre adoleshente kanë ushtruar dhunë ndaj një vajze 17-vjeçare. Ngjarja sipas njoftimit të policisë ka ndodhur në...
10:49 | 07/07/2026

Agravon konflikti mes disa personash në Tiranë, plagoset 33-vjeçari. Arrestohen 3 autorët, në kërkim i mituri

Një konflikt është regjistruar mbrëmjen e së hënëës në Tiranë në rrugën “Frosina Plaku”. Policia bën me dije se konflikti ka agravuar në përdorimin e...
09:57 | 07/07/2026

Sot gjyqi i Veliaj në GJKKO, kryebashkiaku pritet të mos jetë i pranishëm! Refuzon kafazin e qelqtë, prokurori: Nuk ka trajtim poshtërues

Në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet seanca e radhës e gjyqit në themel ndaj Erion Veliaj. Edhe...
08:31 | 07/07/2026