Policia e Kosovës arreston një të dyshuar pasi gjen një punishte armësh në veri
Autoritetet kosovare kanë sekuestruar armë dhe kanë arrestuar një të dyshuar për importin dhe eksportimin e armëve, gjatë një bastisjeje në disa lokacione në veri të Kosovës, njoftoi të mërkurën Sistemi Prokurorial i Kosovës.
Policia ka gjetur një punishte të armëve në Mitrovicën e Veriut, e banuar me shumicë serbe, ku sekuestroi “sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve, makina që janë përdorur në ndërhyrje në armë”, thuhet në njoftim.
Bastisjet u kryen nga Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Drejtoria kundër Krimit të Organizuar në Prishtinë, me urdhër të gjykatës.
I dyshuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është dërguar në mbajtje dhe akuzohet për disa vepra penale, përfshirë importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve, apo materieve plasëse, si dhe për armëmbajtje pa leje.
Autoritetet e sigurisë nuk dhanë më shumë hollësi në lidhje me atë se nga cilat vende apo se në cilat vendet mund të ketë importuar dhe eksportuar armë i dyshuari.
Në të kaluarën, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar armatim kohë pas kohe, veçanërisht në veri të vendit.
Më mars, autoritetet i arrestuan 16 të dyshuar, përfshirë një zyrtar policor, për kontrabandë me armë gjatë një operacioni të gjerë policor në jug dhe veri të Kosovës.
Asokohe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se në mesin e të arrestuarve ishte dhe një zyrtar policor, i cili ishte pezulluar gjatë arrestimit.
REL-i mësoi nga burimet e saj se polici i arrestuar ishte nga radhët e komunitetit serb.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë
“Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit
- 13:03 Trump do të njoftojë rikthimin e Turqisë në programin F-35
- 13:00 18 të plagosur nga shpërthimet në Damask në hotelin kur qëndronte Macron, reagon Pallati Elysee
- 12:37 Xhafa kritikon Bogdanin në Komision: KLP hallka më e dobët e drejtësisë, mos bëni qoka me vakancat
- 12:33 Kërkojnë 1 milion euro dëmshpërblim, 8 personat e përgjuar të aferës “Predatorgate” padisin Intellexa
- 12:25 Zelenskyy mbërrin në Turqi: Punë e rëndësishme na pret në Ankara
- 12:13 Gjyqi i Veliaj, Ajola Xoxa kërkoj pezullimin e procesit! Gjykata rrëzon kërkesën