Nga Asani në Iran te Uzuni në MLS, shtatë gola kuqezi në fundjavë

22 Shtator 2025 | 11:09

Legjionarët kuqezi po kalojnë një formë shumë të mirë me klubet e tyre, teksa këtë fundjavë futbollistët e Kombëtares kanë realizuar plot 7 gola.

Pas transferimit në Iran te skuadra e Esteghlal, Jasir Asani shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Paykan, duke i dhënë një pikë të vlefshme skuadrës së tij në barazimin 2-2.

Fillimisht Asani realizoi në minutën 45+7 me një goditje të bukur, ndërsa në minutën 80-të shënoi me penallti për të barazuar ndeshjen.

Juljan Shehu vazhdon me formën e tij shumë të mirë në kampionatin polak, teksa gjeti sërish rrugën e rrjetës në disfatën e Widzew Łódź në transfertë ndaj Górnik Zabrze. Futbollisti kuqezi shënoi në minutën 27 me një goditje me kokë.

Ky ishte goli i tretë për Shehun në kampionat.

Arbër Hoxha u rikthye te goli me Dinamo Zagreb, në fitoren 2-0 ndaj Hajduk Split. Ai zhbllokoi ndeshjen në minutën 44, me një aksion personal që u mbyll me një supergol.

Myrto Uzuni shënoi sërish për Austin në MLS, në përballjen ndaj Seattle Sounders. Ai realizoi golin vendimtar në minutën 90+6, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij 2-1. Ky ishte goli i gjashtë për Uzunin në kampionat.

Mirlind Daku vazhdon të jetë vendimtar për Rubin Kazan në kampionatin rus. Këtë fundjavë, ai realizoi një gol spektakolar në minutën 54 në transfertën ndaj Akron Togliatti.

Ky ishte goli i tetë për Dakun në këtë sezon.

Anis Mehmeti ishte protagonist për Bristol City, duke realizuar një gol të bukur në humbjen 1-3 ndaj Oxford Utd.

Ai shënoi në minutën 53 dhe ky ishte goli i katërt për të në kampionat.

Titullarë këtë javë ishin edhe: Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Adrion Pajaziti, Ernest Muçi dhe Rey Manaj.

Ndërkohë, si zëvendësues dhanë kontributin e tyre: Ivan Balliu, Nedim Bajrami dhe Indrit Tuci.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026