Nga jeta e luksit në burg, ja shqiptarja që përplasi për vdekje vëlla e motër
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gradac të Kroacisë ku një 29-vjeçare shqiptare, teksa drejtonte automjetin e saj tip “BMW” me targa sllovake, ka përplasur për vdekje dy të rinj kroatë, vëlla e motër.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në datë 9 prill kur shqiptarja Klevisa Ymeri, e njohur në rrjetet sociale për jetë luksoze që bën, bëri një parakalim të gabuar, teksa dyshohet se ecte me 170 km/orë që u kushtoi jetën të rinjve Stejpan Derek 21 vjeç dhe motrës së tij Katarina Derek 19 vjeçe të cilët po udhëtonin me automjetin që u përplas nga Ymeri.
Mediat kroate shkruajnë se 29-vjeçarja shqiptare është arrestuar nga policia e Dubrovnikut ku po mbahet në paraburgim për ngjarjen e rëndë të ndodhur.
Pas aksidentit ajo pësoi lëndime të lehta dhe u mbajt në vëzhgim nga policia dhe pas daljes nga spitali u arrestua.

Sipas asaj që thuhet në media Ymeri pëlqen të fotografohet dhe të filmohet për rrjetet sociale, jep këshilla për grimin, ka 13,800 ndjekës në Instagram, 33,000 në Tik Tok, por aktualisht të gjitha profilet janë të mbyllura.

Sipas fotove, Ymerit i pëlqen të theksojë jetën e saj luksoze, ndaj publikon destinacionet që ka vizituar, veshjet dhe çantat e markave, tregon se kush i ka bërë grimin dhe flokët, ndërsa makinat e saj të preferuara janë fuoristrada në të cilat pozon shpesh.
LEXONI GJITHASHTU:
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
“Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
- 16:41 Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim