Nga kitarat te armët, grupi muzikor i bashkohet rezistencës ukrainase
Ata këndonin mbi rininë, dashurinë dhe romancat. Por tashmë grupi muzikor ‘Antytila’ po ndihmon në mbrojtjen e Ukrainës
“Pjesëmarrja jonë në luftën Rusi-Ukraine ka nisur me 2014. Në vitin 2014, Rusia aneksoi Krimenë dhe nisi aktivitetet kriminale në Donbas. Në atë kohë ne përfunduam turneun tone dhe shkuam vullnetare”, tregon Taras Topolia, vokalist i grupit.
Ata gjithashtu mblodhën veshje, helmeta dhe municione, dhe me 24 shkurt, rrëmbyen armët si shumë të tjerë
“Ne iu bashkuam mbrojtjes së Kievit, ushtrisë ukrainase përpara luftës, Ne jemi prindër. Unë kam 3 fëmijë, Taras ka tre fëmijë gjithashtu. Dima ka një djalë. Dhe ditët e para të luftës ne dërguam familjet tona jashtë Kievit për arsye sigurie”, thotë Serhii Vusyk, muzikant në organo.
Në një prej hiteve më të mëdha të grupit muzikor, kënga ‘Lego’ merrte pjese edhe komediani i dikurshëm Volodimir Zelenski, një person që ata e njohin dhe e admirojnë.
“Nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur me ne nëse dikush tjetër do të ishte në vend të tij. Sidomos ata të elitës së vjetër, që u mësuan me një mënyrë të veçantë qeverisjeje të Ukrainës. Jemi krenarë për presidentin tone. Ai përfaqëson më së miri shpirtin tone kombëtar dhe lirinë tone. Ai po manifeston rezistencën ndaj pushtuesve dhe është lideri i kësaj rezistence. Dhe për asnjë moment ai nuk e ka vënë në dyshim fitoren e Ukrainës”, thotë Taras Topolia, këngëtar i grupit.
Diçka që edhe ata e besojnë verbërisht.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng