Nga mungesa e Ramës, tek prezenca e Zelenskyt. “Surprizat” në darkën e Athinës

22 Gusht 2023 | 13:50

Teksa kanë kaluar 20 vite nga samiti i Selanikut që konfirmoi prespektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, Greqia u bë shteti pritës i një tjetër takimi.

Kryeminsitri grek Kiriakos Mitrotakis thirri në një darkë informale 11 liderë të BE-së dhe Rajonit, në prani edhe të krerëve të institucioneve të BE-së, presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidentit i Këshillit Evropian Charles Michel,

Ajo që u diskutua në mbrëmjen e 21 gushtit, ishte nevoja për të përshpejtuar zgjerimin e unionit, jo vetëm me vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe ato të lindjes si Ukraina dhe republika e Moldavisë.

11 liderët e pranishëm në këtë darkë, firmosën një deklaratë të përbashkët me 8 pika, ku ndër të tjera shprehën mbështetjen e tyre për pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës si dhe ndëshkimin e krimeve të luftës.

Përfaqësuesit e Greqisë,  Moldavisë, Rumanisë, Bullgarisë, Ukrainës, Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të zi, Kosovës dhe Serbisë kërkuan gjithashtu vendosjen e një objektivi për zgjerimin e BE-së i cili do të rrisë besueshmërinë tek vendet anëtare dhe do të jetë më i prekshëm, por pa anashkaluar kushtet e vendsour.

Ndërsa vetë kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen organizoi takime të veçanta me disa nga liderët dhe kërkoi të hiqen barrierat midis rajoneve.

“Ne duhet t’i sjellim miqtë tanë, anëtarët aspirantë të BE-së shumë më afër nesh dhe shumë më shpejt. Gëzohem që jam në Athinë për të diskutuar perspektivën evropiane të fqinjëve dhe partnerëve tanë në Lindje dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të rrëzojmë barrierat midis rajoneve tona”, tha Von Der Leyen.

Surprizat e kësaj darke ishin disa, nga që nga prezenca e Presidentit të Ukrainës, mungesa e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili nuk mori një ftesë për të qënë i pranishëm, e deri tek përfaqësimi i Kosovës nga Albin Kurti, ndonëse Greqia vijon të jetë një nga 5 vendet që nuk e njeh Kosovën si shtet. Shqipërisë iu drejtua ftesa në nivel presidencial. Ftesë të cilën kreu i shtetit Bajram Begaj e refuzoi për shkak të angazhimeve të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026