Nga Rama te Beqja e Cani, zyrtarët e lartë që do thirren në komisionin e Sterlizimit

25 Mars 2024 | 12:48

Ka nisur këtë të hënë puna e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up-in. Ishte kryetarja e komisionit, Albana Vokshi e cila bëri me dije zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë që do të thirren të pyeten gjatë punimeve 4 mujore të parashikuara për këtë komision hetimor.

Vokshi tha se pjesë e personave që do të pyeten është dhe kryeministri i vendit Edi Rama, si dhe ish-ministrat e Shëndetësisë Ilir Beqja dhe Ogerta Manastirliu.

Pjesë nga deklarata e kryetares së komisionit, Albana Vokshi:

Do të thirren për të dëshmuar në komisionin hetimor, persona apozyrtarë si më poshtë:

Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë

Ilir Beqja ish-zv.ministër i Shëndetësisë

Ogerta Manastirliu, ish-zv ministër i Shëndetësisë

Shkëlqim Cani ish-ministër i Ekonomisë dhe Finanacave

Anila Denaj ish-ministër i Ekonomisë dhe Finanacave

Klodja Rrepaj ish-zv.ministër i Shëndetësisë.

Geraldina Prodani ish-Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë

Ortakët dhe administratorët e të dy koncesioneve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026