“Po cenoni një proces të rregullt ligjor”- Përplasje në Komisionin për Sterilizimin

25 Mars 2024 | 11:35

Ka nisur me debate puna e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up-in. Ishte kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, e cila përpara konstituimit të komisionit, mbajti  një deklaratë ku e cilësoi koncesionin e sterilizimit si një aferë korruptive.

Ndërkohë që nënkryetari i komisionit nga radhët e PS-së, Plarent Ndreca, kërkoi nga Vokshi të mos bënte deklarata politike, pasi cenohej një parim kushtetues, ajo e një procesi të rregullt ligjor.

“E para më vjen shumë keq që u nis në këtë mënyrë, për arsyen se thjesht për deklaratat që ju bëtë keni vijuar veprimtarinë e këtij komisioni. Nëse do të konkludoni pa filluar keni thyer një parim kushtetues që është ai i respektimit të procesit të rregullt ligjor dhe për të mos paragjykuar një procs të rregullt ligjor.

Nëse vijojmë me deklarata partiake ndërkohë që ne jemi këtu për të kryer njuë proces të rregullt ligjor, ne nuk e nisim me këmbën e mbarë në këtë komision.

Ju lutem respektoni parimet kushtetuese që janë parashikuar dhe në ligjin e ri për komisionet. Ne nuk e kemi vendimin e zbardhur të seancës plenare dhe nuk e di sa është e mundur që të vijohet konstituimi. Ne do të donim të kishim një vendim të zbardhur për të vijuar”, tha Ndreca.

Deklarata e Albana Vokshit: “Nuk është vetëm shpërdorim detyre, por është korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisë. Nuk duhet të bëhemi mburojë për këtë proces. Me 200 milionë euro mund të ishin bërë spitale të reja, qendra shëndetësore dhe të ishin rritur pagat e mjekëve dhe infermierëve. Si pikë e parë e rendit të ditës është konstituimi i këtij komisioni. E deklaroj hapjen e këtij komisioni, përbërja e tij komisioni është miratuar.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026