Nga Saranda kandidon në Tiranë, si paraqitet gara e 11 majit për Anila Denajn
Pak ditë para zgjedhjeve që na presin më datë 11 maj, e ftuar në Euronews Albania ishte Anila Denaj, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, por njëkohësisht edhe kandidate e PS-së për qarkun Tiranë. Ajo ka folur mbi sfidat në këtë garë elektorale të cilën ajo e konsideron të fortë, si dhe mbi pikat kryesore që sjell program i qeverisë.
“Si një deputete akoma e qarkut të Vlorës, kalimi nga Vlora në Tiranë është më sfiduese sepse Tirana është një qark më i madh dhe koha për të cilën angazhimi im politik dhe vetë fushata si kandidate në listë të hapur është impeniative, por edhe organizimi i strukturave të partisë aty ku jam e ngarkuar si e deleguar politike. Koha ka qenë shumë e kufizuar sepse janë vetëm 9 javë.
Është një garë e fortë me objektiva shumë të qarta që ne të punojmë fort për të marrë sa më shumë mandate në qarkun e Tiranës, kshuqë orientimi i gjithë strukturave është i qartë në nivel partiak. Edhe në nivel personal ne përpiqemi të maksimizojmë profilin tonë në komunikim me publikun duke filluar nga ato zona që janë caktuar, urbane dhe rurale”, tha deputetja e PS-së.
Më tej, Denaj ka prekur dhe shqetësimet e qytetarëve me të cilat ajo është përballur gjatë kësaj fushate, dhe thekson se më problematike mbetet infrastruktura.
“Bëhet më sfiduese edhe nga pyetjet që na bëjnë qytetarët, nisur dhe nga shqetësimet që kanë. Shqetësimet ishin duke filluar që nga lagjia, te komuniteti dhe gjithë Tirana. Kam vënë re që në disa zona, kërkesat që vinë, janë për infrastrukture, për çerdhe, kopshte e shkolla. Kjo do zbuste çështje që lidhen me trafikun, por jo vetëm, edhe me shpenzimet e tyre familjare.
Në programin e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, ne kemi një pikë të rëndësishme për shkollat qendër-qark, ku një element i rëndësishëm është transporti i nxënësve, e organizuar nga një kompani shtetërore dhe do ketë impakt pozitiv te qytetarët”, tha Anila Denaj.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 10:42 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn