Nga se vuan Alda Klosi që u shtrua në spital? Flet avokati i ish-zyrtares
Këtë të martë në orën 12:00 pritet të jepet masa e sigurisë për ish-zyrtaren Alda Klosi.
Prokurorja Mirela Zavalani dhe gjyqtari Arben Micko, mbërritën në ambientet e spitalit ku ndodhet ish-zyrtarja dhe morën gjeneralitetet e saj për të vijuar më pas seancën në gjykatë.
Gjatë një deklarate për media avokati Ilirjan Muho, përfaqësuesi ligjor i Alda Klosit, zgjodhi të mos i përgjigjej pyetjes së gazetarëve se nga se vuan ish-zyrtarja.
Ai tha se për gjendjen e saj shëndetësore duhen pyetur mjekët
“Gjykata në respektim të afatit që kishte caktuar u paraqit dhe mori gjeneralitetet e personit nën hetim, konstatoi gjendjen e saj shëndetësore, seanca ka filluar e tani do kthehemi në gjykatë ta vijojmë gjykimin aty ku e lamë. Seanca do zhvillohet në orën 12:00. Qendrimin do e merrni vesh pas gjykimit. Pyesni mjekët për gjendjen shëndetësore”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)