Nga sot Gjermania në izolim të plotë, mjeku Alk Shehu: Vendi në një presion të madh, një hap para fazës finale të luftës

16 Dhjetor 2020 | 06:43

Nga sot Gjermania hyn në izolim të plotë shkollat dyqanet jo thelbësore do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri në 10 janar.

Mjeku shqiptar në Gjermani Alk Shehu tha për Euronews Albania se masat janë përshkallëzuar duke nisur nga dita e sotme në nivelin e atyre të marrë në fillim të pandemisë, sepse numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm, por edhe për shkak të festave që zakonisht sjellin grumbullime.

Sipas tij, Gjermania aktualisht gjendet në një presion të madh për shkak të shifrave në rritje të të infektuarve, por jo jashtë kontrollit pasi spitalet dhe repartet e terapisë intensive nuk janë ende të mbingarkuara.

“Marrja e këtyre masave bëhet pikërisht për të shmangur mbingarkesën në spitale. Aq më tepër që jemi në fazën finale sepse më 21 janar Gjermania pritet të certifikojë vaksinën Pfizer dhe më 22 të nisë vaksinimi, pasi qendrat janë bërë gati”, tha mjeku.

I pyetur lidhur me qëndrimin që kanë gjermanët ndaj vaksinës anti-COVID mjeku shqiptar shpjegoi se ashtu siç po ndodh në çdo vend të botës, shumica pret e lehtësuar me shpresën se do t’i rikthehet jetës normale, por ka edhe një pjesë të vogël skeptikësh që janë në përgjithësi kundër çdo lloj vaksinimi.

“Deri tani qeveria gjermane ka siguruar se vaksina ka mbrojtje 96-97 për qind dhe është e sigurt”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026