Nga ushtria tek ekonomia, si po ndryshojnë objektivat e dyshes SHBA–Izrael

12 Mars 2026 | 15:03

Në 24 orët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë bërë një përzgjedhje më të detajuar të objektivave për të sulmuar në Iran.

Përveçse po përpiqen të shkatërrojnë infrastrukturën kombëtare dhe forcat e sigurisë, dy vendet po godasin edhe fuqinë ekonomike të Republikës Islamike.

Kështu, natën mes së mërkurës dhe së enjtes, banka më e vjetër iraniane, Sepah, me seli në Teheran, u godit nga një sulm ajror.

Institucioni në fjalë luan një rol kyç në shpërndarjen e pagave për pjesëtarët e forcave të sigurisë dhe ata të Gardës Revolucionare.

Gjithashtu, ajo konsiderohet shumë e rëndësishme për Vitin e Ri Persian, që festohet më 21 mars, dita kur shpërndahen edhe pagat.

Kjo ditë është e rëndësishme për familjet e efektivëve të forcave të sigurisë, por edhe për iranianët e thjeshtë që duan të përgatiten për këtë festë.

Duke reaguar, ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, paralajmëroi hakmarrje, duke bërë që bankat ndërkombëtare në vendet e Gjirit, përfshirë Citibank dhe HSBC, të mbyllin përkohësisht dyert.

Krahas kësaj, gjatë natës mes së mërkurës dhe së enjtes në Teheran pati edhe më shumë sulme me dronë ndaj postblloqeve të Basij, një milici vullnetare që ka luajtur një rol thelbësor në shtypjen brutale të protestave.

Vazhdimisht, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë deklaruar se synojnë të krijojnë kushtet që iranianët të dalin në rrugë për të protestuar.

Disa e mirëpresin këtë mundësi, por të tjerë druhen se ajo do të shtojë ankthin dhe frikën e tyre, ndërsa lufta po intensifikohet në çdo drejtim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia do t’i bashkohet iniciativës ‘Pax Silica AI’ të udhëhequr nga SHBA-të pavarësisht tensioneve mes Trump dhe Melonit

Italia do t’i bashkohet iniciativës Pax Silica të udhëhequr nga SHBA-të mbi zinxhirët e furnizimit me inteligjencë artificiale, pavarësisht një mosmarrëveshjeje midis kryeministres Giorgia Meloni...
12:20 | 26/06/2026

Raporti i OKB-së për drogë: Tregtia globale e kokainës dhe metamfetaminës po lulëzon

Një raport i Kombeve të Bashkuara të premten thekson se tregtia globale e drogave të paligjshme po lulëzon, me prodhimin e kokainës dhe konfiskimet e...
11:57 | 26/06/2026

Arrestohet në Mal të Zi hakeri iraniano-turk i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme

Policia në Mal të Zi ka arrestuar një shtetas iraniano-turk, i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, për sulme të dyshuara kibernetike, të cilat autoritetet thonë...
11:53 | 26/06/2026