Ngjarja në Fier, Ballanca: T’i vëmë gishtin kokës, gjetjen e fajit ta nisim nga vetja
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca thotë se ngjarje e rëndë e ndodhur në Fier kishte vëmendje të gjerë pasi të gjithë kuptuan se mund t’i ndodhte secilit nga ne dhe nuk kemi asnjë mekanizëm që ta mënjanojmë.
Ballanca tha se shoqëria duhet të ndihet me faj për atë ngjarje pasi në jetën e përditshme harrojmë që të dënojmë fenomenet e vogla, si gjuhën e ashpër, më të fortët, retorikën e dhunshme, të faktit se edhe me votë zgjedhim ata me retorikë më të fortë dhe jo ata njerëz që diskutojmë me argumente.
“Në jetën e përditshme nuk kemi qëndrime të forta parimore për ato fenomene që mund të sjellin ngjarje të tilla. Identifikimi i problemit duhet të jetë i gjerë, parimor dhe duhet ta nisim dhe nga vetja. Çfarë nuk kemi bërë mirë sepse secili nga ne nuk ka bërë diçka mirë. Ti vëmë gishtin kokës dhe të themi se nëse ne pranojmë që në Shqipëri të ketë njerëz kaq të varfër, të lënë pas dore, që nuk përfitojnë edhe një lloj shërbimi të karakterit social dhe psikologjik, sigurisht që do të kemi probleme edhe të kësaj natyre”, tha znj. Ballanca.
Problem tjetër, Avokatja e Popullit evidentoi mënyrën e funksionimit të sistemit të dënimit, ku ata që burgosen ndahen nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe nuk punohet për riedukimin dhe integrimin e tyre. Znj. Ballanca shtoi se për personat me probleme mendore ndihmesa është inekzistente.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 18:29 Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore
- 18:23 Spanja pritet të mirëpresë 100 milionë turistë këtë vit
- 18:16 Shpërthejnë zjarre në Francë, mbi 10 mijë të evakuuar
- 18:16 Goditjet nga i nxehti, mjekët paralajmërojnë: Shkaktohen edhe gjendje komatoze
- 18:11 Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun: Mendoj se u mor vendimi i duhur
- 17:44 Netanyahu sulmon Erdoganin dhe i kërkon SHBA-së të mos i shesë Turqisë avionët F-35