Ngjarja në Gramsh, eksperti i sigurisë: Autoritetet shqiptare reaguan me vonesë

21 Gusht 2022 | 17:44

Bedri Elezi, ekspert sigurie u shpreh se edhe më shqetësuese se ndërhyrja e forcave ruse në Gramsh, është arrestimi i tyre pas denoncimit të qytetarëve.

Sipas tij, dy rusët dhe ukrainasi që u futën në depon e armatimit në Gramsh janë rrezik për sigurinë dhe nuk kanë qenë duke u vëzhguar siç tha ministri Peleshi, pasi po të ishte ashtu nuk do të arrestoheshin pas denoncimit të qytetarëve.

Elezi tha në një intervistë për Euronews Albania se ngjarja mund të përshkallëzohej pikërisht sepse autoritetet shqiptare kanë reaguar me vonesë dhe nuk i kanë pasur në survejim të drejtpërdrejtë.

Dy shtetas rusë dhe 1 ukrainas sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinën e armëve në Gramsh.

Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026