Ngjarjet më të bujshme të 2024, Bregu: Ja pse ky është viti i SPAK

28 Dhjetor 2024 | 20:44

Pedagogu Zylyftar Bregu tha në emisionin Review në Euronews Albania se 2024 mund të cilësohet si viti i SPAK për shkak të disa dosjeve të nxehta të hetuara nga prokuroria e posaçme.

Teksa renditi disa prej tyre që nga arrestimi i Ilir Metës e deri te hetimet ndaj kryebashkiakut Veliaj, Bregu u shpreh se SPAK do të duhet të japë llogari para publikut në vitin 2025 për këto dosje.

“2024 është vit i SPAK sepse së pari, ka arrestuar një deputet, ka arrestuar një personalitet të politikës si Ilir Meta, ka fituar lirinë Sali Berisha, ka shpallur akuzën ndaj Veliajt, kjo eshte buqeta e dosjeve të nxehta që SPAK i dhuruar opinionit publik. SPAK ka hetuar biznesmenë, përfaqësues të krimit të organizuar dhe ka ngritur një akuzë të rëndë për gazetarët, për herë të parë. Keto më bëjnë ta quaj viti SPAK. Në 2025 SPAK duhet të jepe llogari për këto dosje, por tani është në fazën e regjistrimeve”, tha ai.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026