Ngjarjet më të fundit nga Ukraina
Agresioni rus në Ukrainë vijon prej më shumë se një muaji.
Forcat ruse kanë filluar një sulm në rajonin lindor të Donbasit, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një video fjalim të hënën. Ai tha se forcat ukrainase do të vazhdojnë të luftojnë. Zelenski shprehu mirënjohjen për heroizmin e treguar dhe vendosmërinë për të vazhduar rezistencën.
Ihor Zhovka, këshilltari kryesor diplomatik i presidentit Zelenski, i tha gazetarit të CNN-it se “asnjë vend, qytet, apo fshat” nuk është tani i sigurt në Ukrainë pas raketave ruse.
Një video e postuar në Telegram tregonte gra dhe fëmijë të strehuar në bodrumin e uzinës së çelikut Azovstal në Mariupol. Komandanti i batalionit, nënkoloneli Denis Prokopenko, tha se forcat ruse po qëllonin në uzinë. Fabrika është një nga zonat e fundit nën kontrollin e Ukrainës në qytet.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Xhen Psaki përsëriti të hënën se nuk kishte plane që presidenti amerikan Xhou Bajden të udhëtonte në Ukrainë, edhe pas ftesës së Zelenskit.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Prajs tha se sulmet e Rusisë në Ukrainë në ditët e fundit dëshmojnë se vendi po “ndërmerr një fushatë terrori” kundër popullit të Ukrainës.
Një armëpushim në Ukrainë nuk është në horizont, por mund të jetë “në disa javë” në varësi të mënyrës se si lufta dhe negociatat do të ecin.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:34 Irani hedh poshtë raportimet se nuk pranoi propozimin e SHBA-së për armëpushim: Mashtrim
- 09:25 Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente
- 09:22 Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
- 09:10 Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 09:03 Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit