Ngjela: Nëse Rama merr Durrësin e Shkodrën do ketë përparësi në zgjedhjet e 2025
Avokati Spartak Ngjela është shprehur se socialistët kanë investuar shumë në bashkitë e mëdha.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai shtoi se ditët e fundit të fushatës, kreu i qeverisë do të bëjë premtime të mëdha për Shkodrën e për Durrësin, si qyteti i dytë në Shqipëri.
Ndër të tjera Ngjela nënvizoi se partia që do të marrë Durrësin do të ketë avantazh të madh.
“Socialistët kanë investuar shumë te bashkitë e mëdha. U habita kur shkova në Tepelenë, kishte marrë shumë ndriçim nga investimi që është bërë. Durrësi ka qenë gjithmonë qyteti i dytë në Shqipëri. Problemi qëndron se Rama e di mirë këtë. Marrja e Durrësit nga njëra nga partitë i jep avantazh të madh. Ditën e fundit te fushatës, Rama do të bëjë premtime për Durrësin e Shkodrën. Shkodra ka tifozë pasionant, nuk e lë kollaj skuadre”- tha Ngjela.
Sipas tij nëse Rama merr Durrësin e Shkodrën do të ketë përparësi të madhe në zgjedhjet e vitit 2025.
“Nëse Rama i merr Durrësin e Shkodrën do të ketë përparësi të madhe në politikë sepse do të fillojë investimet për zgjedhjet politike. Nëse humbja e PD-së është drastike, krijohen risi të reja për të djathtën”- përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit