Nik Gjeloshaj: Partitë pro BE në Mal të Zi duhet të bashkëpunojnë kundër influencës serbe
Nik Gjeloshaj, kryetari i komunës së Tuzit thotë se për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, por edhe që vendi të shkëputet nga ndikimi pro serb dhe rus nevojitet bashkimi i të gjitha forcave politike pro perëndimore.
Në një intervistë për “Balkan Talks”, kryetari i partisë Alternativa Shqiptare shprehet se në të ardhmen do ketë një bashkëpunim mes këtyre partive në funksion të proceseve të së ardhmes për Malin e Zi.
“Opozita e sotme që janë pakicat me partinë që drejton Gjykanoviç dhe subjektet që janë aktualisht në shumicën parlamentare Demokratët e Malit të Zi dhe Urat e z. Abazoviç, në të ardhmen do të duhen të bëjnë një aleancë sepse janë të vetmet struktura që janë pro perëndimore dhe do ndihmojnë në proceset drejt perëndimit të Malit të Zi”, tha kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.
Ai shpreh pakënaqësia për mënyrën si po e drejton vendin qeveria e krijuar pas zgjedhjve të 31 gusht në Mal të Zi.
Sipas tij, ka ngecje në shumë fusha dhe shkarkimi i ministrit të drejtësisë Leposaviç ka sjellë rënien e parë të Kishës Ortodokse serbe.
“Nga drejtimi që po bën kjo qeveri deri tani nuk jam i kënaqur me mënyrën si janë duke i përcaktuar drejtimin e vet se ka ngecje në shumë fusha. Shkarkimi i kryeministrit Leposaviç, që ishte avokat i kishës ortodokse serbe dhe shënon rënien e parë të kishës. Për momentin kemi mbetur në një të panjohur të madhe për atë që do ndodhë në vazhdim,” tha z. Gjeloshi.
Gjatë intervistës për emisioni Balkan Talks, ai thotë se shqiptarët në Malin e Zi ndihen të diskriminuar nga politikat e qeverisë të re dhe kjo vjen nga fakti se qeveria ka paguar një pjesë të vogël të fondeve për komunën e Tuzit.
“Qeveria ka bëri një mur kinez ndaj kërkesave që i ka dërguar komuna e Tuzit dhe mbas këtyre sjelljeve, vendimeve që kanë qenë arbitrare, diskriminuese kam ardhur në përfundimin se ë bëjnë këtë qëllimisht dhe janë të vetëdijshëm që janë duke bërë diskriminim ndaj komunës së Tuzit” theksoi ai.
Ky diskriminim ndaj shqiptarëve, sipas z. Gjeloshi ndihet më shumë me krijimin e qeverisë të re, pasi shumë persona tani brohorasin me fyerje ndaj shqiptarëve.
Pyetjes së gazetarit Franko Egro, se kur do dalin me një listë gjatë zgjedhjeve partitë shqiptare në Mal të Zi, z. Gjeloshaj iu përgjigje se duhet të kishin dalë që në zgjedhjet e vitit të kaluar, por edhe pse kjo nuk ndodhi po punon që në proceset e ardhshme të dalin të bashkuar.
“Bashkimi në Tuz tregoi se kur bashkohen shqiptarët marrim përkrahjen e madhe të qytetarëve. Unë kam punuar që të dilnim me një listë, por ne fund nuk ia dolëm dhe përfunduam me dy lista. Prapë do punoj që ne proceset e ardhshme zgjedhore të dalin të bashkuar dhe kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët mund të japin maksimumin e vet dhe të realizojnë të drejtat e tyre”, përfundoi ai.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta