Niko Peleshi sqaron pse na duhen satelitët
Niko Peleshi sqaroi se satelitët do të jenë multifunksional. Ato do t’i shërbejnë ministrisë së Mbrojtjes për të parë parcelat e kanabisit, ministrisë së Bujqësisë për të monitoruar tokat bujqësore dhe gjithashtu për të pasur imazhe të qarta në rast emergjencash civile.
Peleshi tha se satelitët u pritën me meme, por nuk është diçka e madhe, as nga emri, as nga buxheti.
Sipas ministrit të Mbrojtjes po punohet për të përcaktuar strukturën që do menaxhojë satelitët. Deri tani kanë në dispozicion një bazë të mirë të përpunimit të imazhit.
“Bëhet fjalë për një shërbim të imazheve satelitore që i merr në mënyrë periodike dhe të porositura,” – sqaroi ai.
Ndërkohë sa i takon flotës së helikopterëve, Peleshi tha se idealisht do të donin një flotë me helikopterë të llojit Black Hawk.
Deri tani janë blerë 2 dhe është kërkuar informacion për 4 të tjerë. Sipas ministrit brenda 10 viteve pritet të jetë një flotë dominonte ajrore me Black Hawk. Anije janë 4 dhe është angazhimi për t’i shtuar, ndërsa avionët luftarakë, Peleshi tha se nuk janë mundësitë për t’i blerë.
Ministri sqaroi se kanë si kontribut të amerikanëve një flotë dronësh, efektivi i të cilëve është trajnuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak