Nis censi i popullsisë, Soreca: Proces i rëndësishëm për negociatat

13 Shtator 2023 | 11:06

Censi i popullsisë në Shqipëri pritet të nisë zyrtarisht më 18 shtator. Sakaq këtë të hënë u mbajt dhe ceremonia hapëse, ku morën pjesë dhe kryeministri Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca.

Në fjalën e tij ky i fundit tha se ky ishte një moment i rëndësishëm për Shqipërinë, jo vetëm zhvilim i sistemit statstikor por edhe për negociatat e antarësimit të Shqipërisë në BE.

“Siç e dimë, Shqipëria në rajon, në përgjithësi përballet me sfida specifike demografike e kësisoj është e rëndësishme që të ketë informacione të besueshme statistikisht, sa i përket kësaj pjese që kanë të bëjnë me strehimin, me çështjet sociale, gjithashtu me mbrojtjen e grupeve në nevojë dhe atë të pakicave. Ky cens dhe zhvillimi i mëtejshëm i sistemit statistikor në Shqipëri është sigurisht mjaft i rëndësishëm edhe në kontekstin e negociatave për antarësimin e Shqipërisë.

Ndërkohë kryeministri Rama në fjalën e tij tha se është e rëndësishme që numri i shqiptarëve që jetojnë brenda vendit të jetë real.

“Është e rëndësishme për vendin tonë që numri i shqiptarëve që jetojnë në këtë vend të jetë real që askush të mos thotë as që janë shumë dhe e i keni shtuar rrugëve dhe as që janë pak, e duke qenë pak jeni një vend që nuk meritonin vëmendjen që pretendoni” tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026