Nis fushata “Migrim i rregullt. Punë e sigurtë”

29 Maj 2025 | 18:02

Në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve migrantë dhe punësimit të rregullt dhe të ligjshëm në rajon, organizata Qendra Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm, (ASDO) ka nisur fushatën ndërgjegjësuese “Migrim i rregullt.  Punë e sigurtë” me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, së Republikës Federale të Gjermanisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoriatin e Punës në Shqipëri.

Fushata synon të sensibilizojë qytetarët që migrojnë për punë nga Shqipëria drejt vendeve të rajonit, si dhe ata nga vendet fqinje që punojnë në Shqipëri, por dhe bizneset, organizatat dhe institucione publike të vendit dhe të rajonit si në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë mbi rëndësinë e punësimit të rregullt dhe respektimit të të drejtave në vendin e punës.

Bashkëpunim Rajonal dhe Mbështetje Institucionale

Në kuadër të kësaj nisme, do të ndërmerret një hap domethënës për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, përmes firmosjes së një Memorandumi të Përbashkët mes Inspektorateve të Punës të vendeve të rajonit. Memorandumi do të jetë rezultat i një sërë takimesh të nivelit të lartë me përfaqësues institucionalë nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke shënuar një moment të rëndësishëm në përpjekjet për të koordinuar veprimet në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve migrantë.

Studime dhe Trajnime për Njohjen dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve

Në kuadër të fushatës, do të publikohet një studim i detajuar mbi punësimin e shtetasve shqiptarë në vendet e rajonit dhe të qytetarëve të rajonit në Shqipëri. Ky publikim hedh dritë mbi trendet, sfidat dhe mundësitë që lidhen me migracionin për punësim, dhe do të shërbejë si bazë për ndërhyrje më të targetuara në politikat publike dhe praktikat e inspektimit të punës.

Paralelisht, inspektorët e punës në Shqipëri do të marrin pjesë në trajnime të specializuara mbi të drejtat e migrantëve, me qëllim rritjen e kapaciteteve për të mbrojtur më mirë të drejtat e kësaj kategorie si dhe të punonjësve në tërësi.

Reforma Ligjore dhe Konsultime me Ekspertët

Një tjetër komponent i rëndësishëm i fushatës janë takimet konsultative me ekspertë ligjorë, të cilat kanë për qëllim të identifikojnë hapësirat për ndryshime dhe përmirësime në legjislacionin që rregullon veprimtarinë e Inspektoratit të Punës për sa i përket punësimit të rregullt të punonjësve migrantë.  Këto konsultime synojnë të sigurojnë një kuadër më efikas për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve migrantë dhe për të fuqizuar rolin e institucioneve përkatëse.

Një Fushatë e Gjerë Ndërgjegjësimi

Në fokus të kësaj nisme qëndron një fushatë e gjerë ndërgjegjësimi që përmes spoteve informuese, komunikimit në rrjete sociale dhe eventeve informuese synon të arrijë sa më shumë punëkërkues dhe punëdhënës, duke përçuar mesazhin e qartë: “Migrim i rregullt. Punë e sigurtë”.

Fushata është një hap konkret drejt një qasjeje më të koordinuar, më humane dhe më të qëndrueshme për migracionin në rajon, duke garantuar që çdo punëtor – kudo që të jetë – të trajtohet me dinjitet dhe drejtësi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë

Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 27-vjeçarin Meklajd Meçaj, i akuzuar për vrasjen me thikë të...
10:38 | 24/06/2026

Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka marrë pjesë në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane. Në fokus të këtij eventi ishte sistemimi i...
10:26 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026