Nis gjyqi për çështjen “Babale”, Ervin Salianji i pranishëm

7 Mars 2023 | 09:43

Mëngjesin e së martës, në Gjykatën e Apelit nisi gjyqi kundër deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji lidhur me çështjen “Babale”. Vetë Salianji është i pranishëm në seancë.

Seanca ka nisur pa praninë e avokatit mbrojtës të Geron Xhafës. Me nisjen e kësaj seance, i pandehuri Salianji ka kërkuar perjashtimin e gjyqtares Edlira Petri.

Sipas Salianjit, ka papajtueshmëri për shkak se është shprehur në lidhje me përjashtimin e gjyqtarit Artan Gjermeni në Shkallë të Parë dhe më pas, këtë ankim e drejtuan në Gjykatën e Lartë ku çështja u shqyrtua nga gjyqtari Sokol Sadushi, ky i fundit bashkëshort i Edlira Petrit, që po gjykon çështjen në Apel.

Të njëjtën kerksë, për përjashtimin e gjyqtares Petri ka paraqitur, edhe Indrit Sefa, avokati i gazetarit Jetmir Olldashi. Në kërkesën e tij Sefa, është shprehur se ai është pronar i një portali, Boldneës.

Më tej, ai shprehet se në disa shkrime ai ka bërë investigimi me burimin e të ardhurave të Sokol Sadushit, bashkeshortit të Petrit. Në këto shkrime ai pasqyron mënyrën se si Sadushi, kaloi vetingun jo si kolegët e tij, po rivlersimi i pasurisë u bë nga KLGJ.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘Kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale”, ku u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg.

Në Apel e ka çuar çështjen edhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti.

Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë, deputeti Salianji rrezikon burgun.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026