Nis mbledhja informale e qeverisë në Tepelenë, çfarë pritet të ndodhë

28 Korrik 2023 | 13:25

Që prej orës 12 të së premtes kryeministri Rama ka nisur një takim informal pune me kabinetin qeveritar në Tepelenë. Qëndrimi i tyre do të zgjasë deri të shtunën.

Korrespondenti i Euronews Albania, Blerim Kore tha se në këtë mbledhje nuk do të merret në analizë vetëm ecuria e kabinetit qeveritar. Pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ku u ndryshua sekretariati, pritet që edhe në këtë takim pavarësisht se informal, të merren vendime të rëndësishme.

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar për çfarë do të diskutohet, por pritet që kryeministri Rama të publikojë ndonjë foto bashkangjitur me përshkrimin siç bën zakonisht pas të tilla analizave.

“Deri tani nuk kemi asnjë deklarim të ministrave apo kryeministrit Rama para se të hynin në mbledhje, por kemi parasysh një koment të tijin të bërë në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ku kryeministri tha se në takimin e Tepelenës do të merren vendime të rëndësishme sa i takon ecurisë së kabinetit qeveritar,” – u shpreh Kore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026