Nis numërimi elektronik për Kryesinë e re të PD

28 Maj 2022 | 13:42

Ka nisur rreth orës 13.30 numërimi për kryesinë e re të Partisë Demokratike.

Numërimi i votave është elektronik dhe transmetohet live për mediat.

Gjithsej janë 280 anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe kanë votuar 227 anëtarë. Një fletë është dëmtuar gjatë procesit.

Në total janë 46 kandidatë nga ku do të zgjidhen 20 anëtarët e kryesisë së re të PD-së.

Në garë jenë të gjithë emrat e Komisionit të Rithemelimit bashkë me emra të tjerë.

Mes kandidateve gra, bie në sy emri i deputetes Ina Zhupa, e cila i është bashkuar Rithemelimit së fundi.

Kandidatet e tjera janë ish-zv.kryetarja, Jozefina Topalli, Endira Bushati, Albina Dede, Lediana Fratari, Fatbardha Kadia, Liljana Elmazi dhe Eleni Qiriçi.

Ndërkohë, kandidatët burra janë Arben Imami, Florion Mima, Bledi Kasmi, Indrit Hoxha, Erald Kapri etj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026