Nis puna për reformën zgjedhore, caktohen 8 ekspertë

17 Qershor 2022 | 17:09

Komisioni për Reformën Zgjedhore do të ketë 8 ekspertë përfaqësues të palëve. Numri kaq i lartë i njerëzve që do të punojnë për rregullat zgjedhore, tregon rëndësinë e këtij Komisioni që synimin e ka të krijoj një kod të qëndrueshëm.

Përfaqësuesi më i lartë i PS, Damian Gjiknuri vuri theksin të konsensusi dhe gjuha e dialogut që duhet të mbizotërojë në këtë komision.

Ndërsa për Alibeajn më tepër rëndësi ka pranimi në masë të gjerë nga të gjitha palët i rezultateve të këtij komisioni.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe Oerd Bylykbashi, nënkryetar i PD së drejtuar nga Sali Berisha.

Po ashtu edhe përfaqësuesit e partive të vogla opozitare, të cilët që në mbledhjen e parë kërkon ndryshim të sistemit për të ulur mundësinë që kryetarët të caktojnë deputetët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026