Nis tërheqja e policisë së Kosovës nga objektet e komunave në Veri

13 Korrik 2023 | 15:22

Policia e Kosovës ka nisur t’i reduktojë trupat e saj në objektet komunale në veri të vendit, pas pranimit të vendimit të Qeverisë.

Reduktimi i forcave policore ka ndodhur para mesnatës së mbrëmshme, ndërsa KosovaPress mëson se këto lëvizje  janë zhvilluar paralelisht nga komunat Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur për KosovaPress se ka filluar të implementohet vendimi i Qeverisë së Kosovës  për tërheqjen e njësisë speciale nga veriu.

“Po, ka filluar reduktimi i njësive policore nga komunat ku kemi qenë prezentë. Gjatë ditës së sotme pritet të përfundojë operacioni”, ka thënë nënkoloneli Elshani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026