Nis viti i ri akademik në RMV nën kufizimet e pandemisë, studentët kundër mësimit online

1 Tetor 2021 | 21:12

Në shumë fakultete të Maqedonisë së Veriut sot ka filluar viti akademik, përsëri nën kufizimet dhe rregullat e pandemisë. Disa fakultete private kanë nisur prej ditësh mësimin, ndërkohë që fakultet shtetërore nuk ishin të gjitha të gatshme, pasi nuk kishin hartuar ende planin për organizimin e mësimit nën protokollin e pandemisë.

Dekan i fakultetit matematikor, Aleksandar Skeparovski, tha se kombinimi i mësimit online dhe në klasa ka rezultuar efikas për ruajtjen e cilësisë mësimore por edhe të shëndetit, ndaj edhe po aplikohet sërish.

“Kemi vendosur që mësimin ta zhvillojmë pjesërisht me prezencë fizike e pjesërisht me platformën online. Kombinimi është bërë duke pasur kujdes për ruajtjen e kualitetit të mësimit por edhe shëndetit”, u shpreh Aleksandar Skeparovski.

Studentët e regjistruar këtë vit, por edhe të tjerët, janë kundër mësimit online dhe thonë se asgjë nuk mund ta zëvendësojë kontaktin e drejtpërdrejtë të studentit me profesorin dhe kolegët.

“Më mirë është të gjithë të jemi bashkë dhe të diskutojmë pasi që prej në shtëpi nuk më duket aq efikase”, u shpreh një studente.

“Sigurisht se do të jetë sfidë mësimi me rregullat e reja por do të adaptohemi. Sigurisht që duhej ti ktheheshim mësimit me prezencë fizike”, tha një student.

“Mendoj se mësimi me prezencë nuk krahasohet me asnjë lloj tjetër të mësimit. Të njoftohesh me profesorët, të kesh kontakt fizik me librin, se sa vetëm të shikosh para kompjuterit”, tha një studente.

Të gjithë fakultetet, mësimin do ta organizojnë vetë në varësi të kapacitetit dhe ende nuk ka një detyrim për vaksinim as të profesorëve e as studentëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026