Nisi punë në moshën 17-vjeçare, gjyshja saldatore që trajnon edhe burrat

13 Maj 2023 | 18:10

Hamide Blaceri është mama, gjyshe, e cila gjithë jetën ka punuar “një punë burrash”, por ja ka dalë të jetë një profesioniste e vërtetë.

Sot, në moshë pensioni vazhdon të bëjë të njëjtën gjë dhe rrëfen edhe xhelozinë e bashkëshortit.

Ajo tregoi se ka nisur të bëjë këtë punë që kur ishte 17 vjeçe.

“Mbarova shkollën 2-vjeçare, siç na e caktonte komuna. Në atë kohë drejtoria të çonte në shkollë pa shkëputje nga puna, shkova në punë mekanike e përgjithshme. Në atë kohë doja të bëhesha mësues, sot nuk e dëshiroj. Kishte me dhjetëra dhe qindra vajza të tjera që bënin të njëjtën punë, në atë kohë nuk të paragjykonte njëri. E kisha një njollë në biografi nga nëna. nuk më lejuan të regjistrohesha në shkollën që doja. Atyre në shtëpi u thosha që kam marrë një profesion burrash, ishim në kolektiv me puna. Puna e parë kam salduar konstruksione për ndërtim, ndërtimi i parë ka qenë fabrika e çelikut”, tregoi ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026