Nisin Karnavalet e Korçës| Kita zbulon aktivitetet: Do na bashkohen 6 grupe të huaja

7 Qershor 2024 | 13:43

Karnavalet do të mbahen këtë fundjavë në qytetin turistik të Korçës. Aktorja Zamira Kita, në një intervistë për Euronews, e veshur me kostumin e festës, tha se aktivitetet do të zhvillohen gjatë gjithë të premtes dhe të shtunës. Ajo shtoi se përveç paradës do të ketë dhe koncerte dhe shfaqe të ndryshme.

“Karnavalet kanë nisur që dje sepse grupi nga Bullgaria erdhi që dje, dhe pasdite ka qenë nëpër rrugët e qytetit të veshur me rroba banje. Ai është një ndër grupet që do të performojnë sot dhe nesër në rrugët e qytetit të Korçës, por do të jenë plot 28 grupe që do të parakalojnë në paradë. Në paradë do të paraqesin kostumet e tyre bashke me muzikë. Kemi ngritur dhe një skenë tek pazari ku grupet do të paraqesin fabulat e tyre” tha ajo.

Kita tha se është hera e parë që kaq te huaj kanë marrë pjesë në karnavale. Grupet vijnë nga vende te ndryshme te Ballkanit.

“Kemi 6 grupe të huaja. Është risi të them të drejtën sepse është viti i parë që kemi kaq shume grupe të huaja. Kemi grupe nga Italia, nga Greqia, Bullgaria, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, pra kemi shumë grupe te huaja që do ti bashkohen 22 grupeve të Korçës” tha Kita.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026