Nisin kufizimet në Maqedoninë e Veriut, baret dhe restorantet mbyllen për dy javë

6 Prill 2021 | 20:14

Sot është kafja e fundit që qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund ta pinë në ndonjë prej lokaleve në vende të ndryshme pasi që prej nesër do të ketë mbyllje totale të të gjithë lokaleve për shkak të shifrave të larta të të infektuarve me Covid 19.

Mbyllja që do zgjasë të paktën për dy javët e ardhshme, ka nxjerrë një numër të lartë të shkupjanëve që kanë mbushur baret dhe restorantet e qytetit.

Bizneset e gastronomisë tashmë kanë nisur t’i numërojnë humbjet pas këtij vendimi. Jeton Sinani është pronari i një lokali në Çarshinë e vjetër të Shkupit dhe është në këtë sektor për vite me radhë, por humbje si kjo e dy viteve te fundit, nuk ka përjetuar kurrë.

“Është hera e dytë që nuk do të punojmë. Prandaj e them që humbja do të jetë shumë e madhe se pritshmërinë kanë qenë se do të punojmë këtë muaj dhe sadopak do arrijmë ta nivelizojmë humbjen. Por ndoshta nga ana tjetër është më mirë që të na mbyllin nëse problemi i infektimit është te baret dhe restorantet. Për dy javë do të na tregojë vetë numri i të infektuarve”, thotw Jeton Sinani.

Sektori i biznesit prej një kohe të gjatë bën kërkesa deri tek Qeveria për t’u lejuar që të vazhdojnë punën  me protokolle dhe orare të përshtatshme, por edhe të ndahen paketa të veçanta ekonomike, që do të ndihmojnë rimëkëmbjen financiare.

 “Ne kemi për herë të dytë mbyllje të plotë të sektorit të hotelierisë dhe shteti ka bërë një kompensim të pagës së punëtorëve në masë minimale, për dy muajt që ishim mbyllur, dhe sigurisht se përsëri do ketë kompensim vetëm për pagat. Nuk ka ndonjë ndihmë tjetër shtesë për bizneset. Më të dëmtuarit kanë qenë ato që organizojnë dasma, seminare…Sigurisht që ka pasoja shumë të mëdha financiare por duhet të jemi të durueshëm”, deklaroi Hajrullah Hasani, Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

Prej sot edhe ora policore fillon për dy orë më herët. Kufizimi total i lëvizjes nis nga ora 20.00 deri në orën 05.00 të mëngjesit, por qytetarët që kanë leje për lëvizje për nevojat të punës mund të vazhdojnë të qarkullojnë. Prej orës 22.00 deri në orën 23.00 është lejuar edhe lëvizja e pronarëve që kanë kafshë shtëpiake për të shëtitur por jo më larg se 100 metra nga vendi i banimit.

Autoritetet bënë thirrje për respektim maksimal të masave kufizuese në mënyrë që të tejkalohet kjo valë e infektimeve që e quajtën më të rrezikshmen deri tani nga fillimi i pandemisë me mbi 300 të vdekur dhe afro 9 mijë të infektuar për vetëm një javë ndërsa vetëm afro 12 mijë qytetarë kryesisht nga sektorët e rrezikut për infektim kanë arritur të vaksinohen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026