Nisin radhët e automjeteve në Kakavijë, dogana shqiptare me kapacitete të plota

3 Janar 2023 | 13:19

Ditët e para të vitit të ri shoqërohen edhe me radhë të gjata në pikat kufitare ku emigrantët kryesisht nga Greqia dhe Itali pasi kanë festuar pranë familjeve largohet nëpër vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Korrespondenti i Euronews Albania Blerim Kore nga Kakavija tha se në këtë pikë, deri tani nuk ka pasur radhë pritje teksa nga pala shqiptare është duke u punuar me kapacitet të plotë, me 4 sportele.

Kjo, me qëllim shmangien e fluksit në orët në vazhdim, ku pritet të kalojnë një numër i konsiderueshëm automjetesh që dalin nga vendi ynë.

Nga data 1 janar nga vendi ynë kanë dalë 9 mijë persona që nuk janë ndeshur me radhë pritjeje. Deri tani nuk ka pasur radhë pritjeje as nga pala greke.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026