Një mur i zakonshëm, i kthyer në muze, që rrëfen historinë e Elbasanit

20 Shtator 2025 | 20:28

Në një nga rrugët e qytetit të Elbasanit, një mur i zakonshëm është shndërruar në një hapësirë arti që mbart historinë dhe identitetin e qytetit. Piktori Gaxmend Xhaferri ka realizuar një pikturë murale monumentale, ku ka sjellë simbolet më të rëndësishme kulturore dhe arkitektonike të Elbasanit, duke e kthyer atë në një muze të hapur për këdo që kalon.

“Desha të sjell një përmbledhje të Elbasanit me objektet që kanë histori, ka trashëgimi kulturore. Të gjitha këto doja t’i bëja në një telajo, por faktikisht ky është një mur, një telajo e madhe. Unë kam kaq ditë që po punoj këtu dhe më mjaftojnë vetëm urimet e njerëzve që kalojnë këtu e më thonë ‘të lumshin duart, e ke bërë shumë bukur’. Shoh bashkëbisedimet e njerëzve që diskutojnë ‘është kjo këtu, është kjo’ dhe mua më vjen mirë që ata i njohin e arrijnë t’i dallojnë. Sepse kjo është pjesa e piktorit, që artëdashësi ta lexojë diçka, sepse edhe kjo përcjell një mesazh për Elbasanin.”- Gaxmend Xhaferri, piktor

Në pikturën murale janë pasqyruar disa prej simboleve më të rëndësishme të qytetit.

“Në fillim fare kam bërë urën e gurit, që është rruga para Egnatia dhe ka vlera historike, dhe e kam mbyllur me bazilikën që kanë të njëjtën lashtësi. Pastaj kam bërë Bashkinë e Elbasanit, që është organizatorja e të gjitha këtyre. Kam ardhur pastaj me teatrin, një vlerë e jashtëzakonshme e qytetit. Teatrin nuk mund ta shohim thjesht si ndërtesë, sepse teatri është kulturë. Vij pastaj tek Shkolla Pedagogjike, që ka nxjerrë ndër vite kaq e kaq breza arsimtarësh.” -Gaxmend Xhaferri, piktor.

Por përveç tyre, piktura murale sjell edhe një sërë elementësh të tjerë të rëndësishëm të identitetit qytetar: Shtëpinë Etnografike dhe shtëpinë-muze, figurën e Isuf Muzyrit, ikonë e artit elbasanas, si edhe Kostandin Kristoforidhin, i cili la gjurmë të mëdha në historinë e arsimit. Po ashtu, në mur gjejnë vend edhe Kalaja e Elbasanit, me vlera të veçanta historike e kulturore, dhe Sahati i qytetit, unik në llojin e tij dhe një nga simbolet më të dashura për banorët.

“Arti është i bukur, pavarësisht se jo gjithkush mund të pëlqejë këtë që bëj unë, por kjo ka diçka që lë një mesazh. Është më i lexueshëm për popullin. Unë e kam dhënë mendimin tim: do të doja që Elbasani të ishte një qytet muze, një qytet ekspozitash.”- Gaxmend Xhaferri, piktor.

Vepra e Xhaferrit është kthyer tashmë në një pikë ndalese për qytetarët dhe vizitorët, duke i dhënë Elbasanit jo vetëm ngjyra, por edhe një mënyrë të re për të rrëfyer historinë e tij.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit

Familja e Martin Canit, në një deklaratë për shtyp, ka reaguar ndaj fjalimi të Kryeministrit Edi Rama, ku ditën e djeshme kreu i qeverisë, gjatë...
08:55 | 17/07/2026

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026