Nëna ukrainase i shkruan të dhënat vajzës në shpinë
Një nënë ka shkruar të dhënat kryesore si emri, mbiemri dhe një numër kontakti në shpinën e vajzës së saj 2-vjeçare para se të largohej nga Ukraina.
Sasha Makoviy tha se e bëri këtë në rast se familja ndahej ose vritej gjatë arratisjes nga Kievi.
“Në rast të vdekjes sonë, ajo mund të gjendej dhe do ta dinte se kush është,” shpjegoi Makoviy për BBC.
Familja tani ndodhet në Francë, në një ambient të sigurt. Menjëherë pas stabilizimit atje gruaja postoi foton e kurrizit të vajzës së saj dhe imazhi që prej atij momenti është bërë viral.
“Ishte frika ime më e madhe se Vira humbet ose se ne vdesim dhe ajo nuk e merr vesh kurrë se kush është, apo nga cila familje është,” tha Makoviy.
Pasi ka arritur më në fund sigurinë pas një arratisjeje të gjatë përmes Moldavisë, Rumanisë dhe Belgjikës Makoviy thotë se ajo është “dërrmuar” mendërisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 14:45 Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)