“Një qeveri pa shqiptarë në RMV”, kushti i opozitës për Kovaçevskin

13 Qershor 2023 | 10:19

Një qeveri pa shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: për të plotësuar kushtin e VMRO-DPMNE, për të miratuar ndryshimet kushtetuese që do t’i lejonin hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut.

Pas Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), edhe Aleanca për Shqiptarët do të vendosë për dalje nga qeveria për të realizuar, siç thanë nga kjo parti, kushtin e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, që të mbështesë miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe formimin e një qeverie të zgjeruar pa BDI-në.
Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e ka kushtëzuar procesin e ndryshimit të Kushtetutës me një qeveri të re që do të përgatiste zgjedhjet e reja, por pa BDI-në, e cila së bashku me Aleancën për Shqiptarët dhe LSDM-në përbëjnë qeverinë aktuale.

Edhe pse VMRO DPMNE-ja nuk e ka përmendur Aleancën për Shqiptarët, kryetari i kësaj partie, Arben Taravari, tha të hënën në Gostivar se ka informacione se VMRO-së i pengon që në qeveri të zgjeruar të jetë edhe partia që ai drejton.

Paraprakisht, BDI-ja në organet partiake ka konfirmuar vendimin e saj për të mos marrë pjesë në qeveri nëse ky do të ishte kushti i VMRO-së për të mbështetur ndryshimet kushtetuese.

“Bashkimi Demokratik për Integrim është i gatshëm që të vendosë BE-në para çdo interesi tjetër partiak, politik apo qeveritar. Prandaj jemi të gatshëm të mbështesin qeverinë, në të cilën nuk do të ishte BDI-ja nëse kjo do të mundësonte që para formimit të saj, të arrijnë ndryshimet kushtetuese në fuqi”, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se tani i takon VMRO DPMNE-së të mbështesë ndryshimet kushtetuese, që janë kusht për vazhdimin e bisedimeve me BE-në për anëtarësim në union.

“Ne, si parti shtetformuese, që gjithmonë kemi marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e vendit, i japim shansin VMRO DPMNE-së që për herë të parë të marrë pjesë në vendimet për realizimin e qëllimeve strategjike për vendin”, tha Kovaçevski.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan MIckovski, tha se “do të mbështesë ndryshimet nëse BE-ja pranon ndryshimin e kornizës negociuese, që ndryshimi i Kushtetutës të hynte në fuqi vetëm pasi të gjitha shtetet anëtare të BE-së të ratifikonin aktin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Kjo kërkesë e saj ka të bëjë me, siç thonë, “frikën se Bullgaria mund të paraqesë kërkesa tjera gjatë procesit negociues”, ndërsa përjashtimin e BDI-së nga një qeveri e re e mundshme e arsyeton me akuzat ndaj kësaj partie për “përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar”.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026