Qeveria me bazë të gjerë në RMV, Grubi: Nëse dalim nga qeveria, dalim të gjithë
Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski, pranoi që VMRO-DPMNE-ja të bëhet pjesë e një qeverie me bazë të gjerë, me qëllimin bërjen e mundshme të ndryshimeve kushtetuese në kuadër të procesit të integrimit. Por kushti i opozitës maqedonase ishte që Bashkimi Demoratik për Integrim (BDI) të mos jetë pjesë e kësaj qeverie. Në lidhje me këto zhvillime ka falour në Euroneës Albania, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, i cili njoftoi se BDI do të mbajë një mbledhje Kryesie.
Ai tha se në mbledhje do të merren vendime në lidhje me situatën politike të krijuar dhe shtoi se nëse do të ketë largime nga qeveria, ata do të largohen të gjithë.
“Dje Lidhja Socialdemorkate ka patur mbledhjen e vetë të Kryesisë dhe ka themeluar një grup pune për të zhvilluar negociata rreth detajeve për këto çështje, po flasim për zëvendësimin e vendeve ministrore dhe ripozicionimin në Kuvend.
Ndërsa ne BDI, zoti Aliahmeti ka thirrur një mbledhje në orën 5 të Kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, ku do t’i diskutojmë të gjitha këto çështje dhe do marrim vendime të mëtejshme për këto zhvillime politike në vend. Dhë nëse do dalim nga qeveria do të dalim që të gjithë”, tha Grubi.
LEXO GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë