Një shqiptar në mesin e 12 fotove më ikonike të vitit 2025, sipas BBC-së

6 Shtator 2025 | 09:42

BBC ka përfshirë në listën e saj të 12 fotografive më të rëndësishme të vitit 2025 një imazh të realizuar gjatë zjarreve të mëdha që përfshinë Greqinë këtëë verë.

Fotografia është shkrepur nga Thanasis Stavrakis, fotoreporter i agjencisë Reuters, dhe tregon 33-vjeçarin shqiptar Oslien Muçobega teksa shpëton një dele nga flakët në zonën e Patrës. Ai e transporton kafshën mbi motor, duke kaluar përmes tymit dhe zjarrit.

Ngjarja ndodhi gjatë muajit gusht, kur rajoni i Ahaisë në Greqinë perëndimore u përfshi nga zjarre masive, të cilat detyruan shumë banorë të largoheshin dhe vunë në rrezik jetën e njerëzve dhe të kafshëve.

BBC e ka përshkruar fotografinë si një pamje me domethënie të veçantë, duke e krahasuar me paraqitjet e hershme të “Bariut të Mirë” në artin e krishterë, ku Krishti shfaqet duke mbajtur mbi supe një kafshë të brishtë.

Sipas medias britanike, kjo lidhje simbolike e bën fotografinë një nga momentet më të fuqishme dhe domethënëse të vitit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Von der Leyen nis vizitën dyditore në Kaukazin Jugor: Duam të ndihmojmë në ndërtimin e të ardhmes

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti të mërkurën në Baku, duke nisur një vizitë dyditore në rajonin e Kaukazit Jugor, e cila...
16:15 | 01/07/2026

Dëmshpërblim për shkelje të ligjit të konkurrencës, Gjykata suedeze: Google t’i paguajë 1.5 miliardë dollarë Klarna

Një gjykatë suedeze urdhëroi të mërkurën Google-in e Alphabet të paguajë rreth 1.5 miliardë dollarë dëmshpërblim për shkelje të ligjit kundër monopolit ndaj PriceRunner, biznesit...
15:56 | 01/07/2026

Kufizime për muajt e verës, Salzburgu ndalon turistët të hyjnë me makinë në qendër të vendit

Salzburgu ka filluar të zbatojë një ndalim veror për vizitorët që hyjnë me makinë në qendrën e tij historike, duke ndjekur një politikë të modeluar...
15:34 | 01/07/2026