“Një shqiptar vritet në Itali”-Gazetari i Euronews befason me një libër policesk…
Gazetari Genc Frashëri ishte mëngjesin e kësaj të mërkure i ftuar në “Good Morning Albanians” këtë herë jo si gazetar që mbulon lajmet e botës, por si shkrimtar.
Ai ka botuar së fundmi librin “Rrethana të gabuara”, një triller klasik për një ngjarje të kohëve tona, me një dedektiv shqiptar i cili transferohet në Firence.
Në studion e Euronews Albania shkrimtari Frashëri bëri një përmbledhje të shkurtër të këtij romani policor.
“I lodhur nga burokracitë e shtetit shqiptar, kriminologu Tomi Shehu transferohet në Firence për të nisur një aventurë të re si detektiv privat. Edhe pse shpreson që lidhjet me Shqipërinë t’i ketë lënë pas, çështja e parë që do t’i bjerë në dorë do të jetë ajo e vrasjes së një adoleshenti shqiptar në qytetin e Rilindjes.
Hetimet për zbardhjen e vrasjes do ta orientojnë në pista të ndryshme si: konflikti mes dy fiseve shqiptare, prishje të pazareve me mafien vendase dhe sherre mes adoleshentëve. Në fund, Tomi do të arrijë të hedhë dritë mbi ngjarjen, i ndihmuar edhe nga dy miqtë e tij; policja bukuroshe Rozaria Pinto dhe prokurori i Antimafias, Alesio Salvo”,-tha Frashëri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:59 Meta paditet nga punonjësit, akuzohet se përdori inteligjencën artificiale për t’i pushuar nga puna
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane