”Një skedar apo ndoshta dy – Mënyrat e Fotografimit” ekspozita më e re në Muzeun Marubi
Puna 30-vjeçare e artistit italian Armin Linke është ekspozuar në qytetin e Shkodrës, ku 700 imazhe janë pjesë e ekspozitës në Muzeun Marubi.
Një ndër artistët italianë dhe të afirmuar në skenën ndërkombëtare Armin Linke prezantoi ekspozitën e tij në muzeun ndërkombëtar Marubi.
“Një skedar apo ndoshta dy – Mënyrat e Fotografimit” sjell një përzgjedhje nga arkiva personale e artistit nën dritën e marrëdhënies mes fjalës e fotografisë. Autori Linke tha se është hera e parë që publikon 700 imazhe nga puna e tij që i kalon 30 vite.

“Eshtë hera e parë që publikoj 700 imazhe të punës time mbi 30-vjeçare. Eshtë një lloj harte, me idenë që të mos shihet një imazh i vetëm, por një koreografi e imazheve, e ngjashme me një harte gjeografike, apo një partiture muzike”, thotë Linke.
“Janë shumë vende të ndryshme të botës dhe ajo që gjen shpesh brenda këtyre imazheve, është gjesti. Gjesti i të konservuarit por edhe të kërkosh të shohësh e të shpjegosh botën, nga atelieja e artistit, si në parkun skenik teatral”, shpjegon më tej artisti.
Për kuratorin e kësaj ekspozite Matteo Balduzzi, rikthimi pas 2 vitesh në Muzeun Marubi ishte një emocion i veçantë.
“Për herë të parë ishim këtu për ta njohur këtë realitet të ri të këtij muzeu, që natyrisht na la shumë impresione nga bukuria, kualiteti i punës dhe pasuria që ka. Në Milano u prezantuan një vit më parë në Trienale një pjesë e imazheve të Marubit, që u mirëpritën nga të gjithë”, shprehet kuratori.
Ai thotë se artisti Armin e prodhoi këtë ekspozitë të veçantë duke rilexuar arkivin e tij.
“Sot kthehemi me veprat e një prej artistëve italian të njohur gjërësisht në arenën ndërkombëtare. Kjo ekspozitë është pjesë e një projekti më të madh që do të ekspozojë disa vepra të tij në muzeun e fotografisë bashkëkohore, që mban 2 milion imazhe”, shtoi Matteo Balduzzi.
Ekspozita erdhi si bashkëpunim i Marubit me muzen e fotografisë bashkëkohore të Milanos.

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 13:31 Andy Burnham emërohet kryeministër i Britanisë së Madhe
- 13:28 Gjyqi “Partizani”, dëshmia e Urim Mujës: S’kam qenë ndonjëherë te ish klubi, nuk e di ku ndodhet
- 13:09 “Prej 10 vitesh flitet për ligjin e investimeve strategjike”, Tabaku: Kemi kërkuar vazhdimisht pezullimin e tij
- 13:08 Environmental Performance Index 2026, Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor, progres i madh në 10 vite
- 13:01 Keir Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar pas takimit me Mbreti Charles III
- 12:55 Temperaturat e larta, dy vatra zjarri në Prrenjas. Zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)