Një tjetër humbje e madhe për sportin elbasanas dhe atë shqiptar
Ka ndërruar jetë Xhevahir Taushani, një nga figurat më emblematike të futbollit në Elbasan dhe në Shqipëri gjatë viteve ’60.
Emri i tij mbetet i paharruar në historinë e sportit vendas dhe më gjerë.
Taushani nisi karrierën si futbollist që në moshë të re, duke u afirmuar shpejt si një mbrojtës i fortë, i disiplinuar dhe me një personalitet të spikatur në fushë.
Për dy sezone ai veshi fanellën e Dinamos së Tiranës, ku dha një kontribut të çmuar në elitën e futbollit shqiptar dhe fitoi respektin e të gjithëve.
Aftësitë dhe përkushtimi i tij e bënë pjesë edhe të ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë, ku mbrojti ngjyrat e vendit me dinjitet.
Pas mbylljes së karrierës si lojtar, Xhevahir Taushani nuk u shkëput nga futbolli. Ai u angazhua si drejtues pranë klubit të Elbasanit, duke kontribuar në rritjen dhe edukimin e brezave të rinj dhe në zhvillimin e mëtejshëm të ekipit.
Kujtimi për Xhevahir Taushanin do të jetojë gjatë në zemrat e sportdashësve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin nga afër.
Figura e tij do të mbetet përherë e respektuar, e shkruar me germa të arta në historinë e futbollit elbasanas dhe atij shqiptar.
Elbasani dhe futbolli shqiptar i përkulen me nderim figurës së tij të paharrueshme
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024