Një trajner i ri për Brojën, tekniku rikthehet te Everton pas 11 sezonesh

11 Janar 2025 | 13:17

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka njohur trajnerin e ri që do të drejtojë skuadrën ku ai bën pjesë, Everton. Emri i konfirmuar është ai i David Moyes, dhe në këtë rast bëhet fjalë për një rikthim në skuadër, pasi skocezi ka drejtuar edhe më herët këtë ekip, konkretisht gjatë viteve 2002-2013. Më pas, ai u largua drejt Manchester United, Real Sociedad, Sunderland dhe West Ham. Pas largimit nga këta të fundit, Moyes vendosi t’i bashkohet Evertonit, që largoi Sean Dyche.

Në faqen zyrtare të Evertonit është konfirmuar lajmi për emërimin e David Moyes, i cili numëron më shumë se 500 ndeshje si trajner i kësaj skuadre në aventurën e tij të mëhershme. Siç dihet, pjesë e Evertonit është edhe ylli kuqezi Armando Broja, i cili tani duhet të bindë një tjetër trajner me shumë eksperiencë në futbollin britanik.

Sulmuesi aktualisht është i dëmtuar pas atij lëndimi në Kupë, ndërsa nuk dihet se për sa kohë do të qëndrojë larg fushave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026